html> Revista Javore - Page 153 of 212 - “Gjithçka që duhet të dish, në një klik!” Skip to content

Revista Javore Posts

Është gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në ambientet e konviktit të shkollës private. Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte. Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private. Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.

19 ViewsËshtë gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në ambientet e…