468 Views
Pamjet e një vajze 2-vjeçare zbathur në Florida, e cila ngre duart lart ndërsa policia arreston njërin nga prindërit e saj, kanë shkaktuar reagime të shumta. Policia e Tallahassee ndaloi një makinë të dyshuar për vjedhje nga dyqanet. Dy burra u prangosën, ndërsa një grua ndodhej ende brenda automjetit. Pasi të rriturit dolën nga makina, këmbët e vogëlushes u panë duke lëvizur poshtë derës, ndërsa ajo përpiqej të dilte jashtë. Më pas, ajo imitoi babain e saj, i cili ishte nën arrest, duke ngritur duart në ajër.