5 Views
Uji i orizit mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Mbushni një gjysëm filxhani me oriz dhe lajeni me ujë të bollshëm. Më pas hidhni katër filxhanë me ujë në një tenxhere, shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për 30 minuta. Më pas hiqeni orizin dhe lëngun e mbetur ruajeni në frigorifer. Këtë ujë mund ta përdorni për 5 deri në 7 ditë që nga momenti i zierjes së orizit.