Skip to content

Putini bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Iran

Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e tij presidentit të Iranit për viktimat e shumta civile që rezultuan nga siç e quajti ai, “agresioni i armatosur izraelito-amerikan kundër Iranit” dhe bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, njoftoi Kremlini.

Në një telefonatë të premten vonë me presidentin Iranian, Masoud Pezeshkian, Putin shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, anëtarëve të familjes së Khameneit, udhëheqësve politikë dhe ushtarakë iranianë, shkruan Reuters.

Published inViral Stories

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *