Skip to content

Ky “luftëtari i vetmuar” europian përballë lubisë Trump

Të mërkurën në mëngjes, Pedro Sánchez mbajti një fjalim televiziv 10-minutësh, disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të ndërpresë tregtinë me Spanjën për shkak të refuzimit të qeverisë së saj për të lejuar që dy baza të operuara bashkërisht në Andaluzi të përdoren për të sulmuar Iranin.

Me atë fjalim, Sanchez u bë një nga të paktët udhëheqës evropianë që hodhi poshtë hapur dhe me vendosmëri kërkesat e presidentit amerikan. Thelbi i argumenteve të kryeministrit spanjoll ishte se një luftë tjetër në Lindjen e Mesme do të kushtonte shumë jetë, do të destabilizonte më tej botën dhe do të kishte pasoja të rënda ekonomike. Detyra më e rëndësishme e qeverisë, tha Sánchez, është të mbrojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve të saj, jo të manipulojë ose të përfitojë nga konfliktet globale.

Published inViral Stories

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *