Skip to content

Një avion që transportonte shtetas rusë, të cilët po largoheshin nga bombardimet në Dubai, nuk ka mundur të ulet në aeroportin e Krasnodarit për shkak të një sulmi me dron në zonë.

Sipas raportimeve, fluturimi është detyruar të qarkullojë mbi det për më shumë se një orë, pasi autoritetet nuk lejuan uljen për arsye sigurie.

Më pas avioni ndryshoi itinerarin dhe bëri një ndalesë në Antalia të Turqisë për furnizim me karburant, përpara se të vazhdonte udhëtimin.

Pas uljes së sigurt, brenda avionit pasagjerët duartrokitën.

Published inViral Stories

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *