Një nga zakonet më të zakonshme të shumë njerëzve është pirja e kafeje menjëherë pas zgjimit, por ekspertët paralajmërojnë se ky mund të jetë një gabim i madh për shëndetin. Edhe pse kafeja mund të duket si zgjidhja ideale për të nisur ditën, pirja e saj pa ngrënë mëngjes mund të shkaktojë disa pasoja serioze.
Sipas mjekëve, pirja e kafeje në stomakun bosh mund të çojë në nivele të larta të sheqerit në gjak, duke ndikuar negativisht në metabolizëm dhe energji. Përveç kësaj, kafeina mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm të fortë, duke u përkeqësuar nga nivelet e larta të kortizolit, hormoni i stresit, që është natyrisht më i lartë pas zgjimit. Kjo mund të rrisë shqetësimet e tjera si lodhja dhe përqendrimi i dobët gjatë ditës.
Po ashtu, konsumimi i kafeje pa ngrënë mund të ndikojë negativisht në sistemin tretës, duke shkaktuar irritime të stomakut dhe aciditet të tepruar.
Ekspertët sugjerojnë që është më mirë të hani një mëngjes të shëndetshëm dhe të pini ujë para se të konsumoni kafe, për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të balancuara dhe për të ulur efektet anësore të kafeinës.