Askush nuk është më i sigurt tashmë me zjarrëvënien në Lindjen e Mesme nga dy të çmendur, njëri në Uashington e tjetri në Tel Avin.
Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahreini, paralajmëroi se çdo bazë ushtarake e përdorur për të sulmuar Iranin mund të bëhet një objektiv legjitim për forcat iraniane, pavarësisht se ku ndodhet.
Duke folur për Euronews, Bahreini deklaroi se politika e Iranit është e qartë: Të gjitha instalimet ushtarake të përdorura kundër vendit të tij konsiderohen objektiva legjitime. Kur u pyet nëse kjo mund të përfshijë baza në tokën evropiane, ai u përgjigj se Irani do të mbrojë sigurinë e tij në çdo mënyrë që e konsideron të nevojshme.
i gjithashtu hodhi poshtë akuzat se Irani po sulmon objektiva civile në Gjirin Persik, duke thënë se forcat iraniane po synojnë vetëm objektet ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, Teherani u ka thënë vendeve fqinje se i konsideron ato miq dhe pjesë të të njëjtit komunitet rajonal.
Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e tij të dytë, ndërsa tensionet rriten në rajon dhe në tregjet globale të energjisë, ku çmimet e naftës mbeten rreth 100 dollarë për fuçi. /tesheshi.com/
Be First to Comment