Skip to content

Kujdes me vozitjen! MPB për 10 ditë ka arrestuar 151 persona për drejtim të pakujdesshëm të makinës

Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 10.03.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

“Janë privuar nga liria 151 persona, nga të cilët 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, tre për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit, 50 për vozitje pa patentë shoferi, 12 për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Published inViral Stories

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *