Skip to content

Një person humbi jetën në Dubai pasi mbetjet e një predhe raketore ranë mbi një automjet, njoftuan autoritetet lokale. Sipas njoftimit zyrtar, viktima ishte një shofer aziatik.

Autoritetet e Dubait konfirmuan se mbetjet e predhës, që u interceptuan, shkaktuan vdekjen e personit ndërsa njoftimi u publikua nga Zyra e Medias në Dubai në platformën X.

Ngjarja ndodh ndërkohë që Irani ka kryer edhe sot sulme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, pavarësisht deklaratës së presidentit Masoud Pezeshkian, i cili kishte premtuar se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik.

Published inViral Stories

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *