Nicola Kinloch nuk e kishte menduar që këto do të ishin fjalët e fundit, që do të dëgjonte nga bashkëshorti i saj Brett. Mbëmjen e 6 shkurtit ai do të transportohej me ugjencë në ‘’Milton Keynes Hospital’’, për të mos u kthyer kurrë më. Kishin katër vite që luftonin së bashku për të mposhtur sëmundjen e 31-vjeçarit, e megjithatë kanceri në tru ishte rishfaqur dhe tashmë nuk mund të bëhej më asgjë.
Ndërkohë që burri britanik nga Linslade ishte në momentet e tij të fundit, 32 km larg spitali ku ishte shtruar, të gjithë prisnin Ariya-n. Nicole solli në jetë mëngjesin e 11 shkurtit vajzën e tyre të tretë. Rreth 1 orë pas lindjes natyrale, stafi mjekësor e ndihmoi të transferohej në spitalin e të shoqit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit.
‘’Jam e lumtur që Ariya erdhi në jetë pikërisht atë ditë, në të kundërt do të ishte shumë vonë. E mbështeta në kraharorin e tij për pak minuta dhe i lashë vetëm. Nuk mund t’i mbaja lotët, e shkuara dhe e ardhmja ishin para syve të mi dhe unë nuk mund të bëja agjë. Ai e donte jetën dhe bëri gjithçka për të na siguruar një të ardhme më të mirë. Tre orë pas lindjes së saj, Brett ndërroi jetë.”-rrëfen 34-vjeçarja e përlotur. Historia e saj ka emocionuar me mijëra njerëz në gjithë botën, të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështjeje ngushëllimi mamasë së re.