“9 Mars – Në ditën tënde të lindjes falënderoj Zotin që më takoi me një burrë si ti: sharmant, plot humor, autoritar e largpamës, karakter i pastër e i fortë, që bëre jetën tënde deri në fund pa asnjë kompleks mashkulli, por me trimëri burri. Më dhurove gjithçka që çdo grua e ëndërron. Të kisha në krah, të kam në shpirt”, shkroi ajo.
Në ‘Ftesë në 5’ Rita tregoi se ishte në shok në momentin që e humbi partnerin dhe se nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur, pasi ai nuk kishte pirë asnjë ditë asnjë aspirinë.
Poetja shtoi se mësimi që ka marrë nga kjo humbje është se jeta duhet jetuar në cdo formë se si vjen sepse ajo të ofron gëzime.
Mes kujtimesh dhe aventurash, Rita kujtoi se kur ishin ende të dashur të fshehtë çifti u arratis në një mal me dëborë të sapo shkrirë, ku gjethet ndjenin ethet e pranverës dhe dyshja ethet e dashurisë.