Në fakt në atë kohë, Karen mbeti shtatzënë dhe të dy, ajo dhe i dashuri i saj donin ta mbanin foshnjën. Megjithatë, prindërit e vajzës besonin se nuk ishte gjëja e duhur për të bërë dhe nuk donin që vajza e tyre të martohej me Dennis-in. Për këtë arsye, në fund, Karen u dërgua në një shtëpi për “nënat e pamartuara” dhe atje, lindi vajzën e saj, të cilën infermieret ia morën menjëherë.
Dennis, i cili kishte mbetur në shtëpi, shkonte çdo ditë në shtëpinë e prindërve të të dashurës së tij për të kërkuar dorën e saj, por çdo herë babai i vajzës u plaste derën në fytyrë.
Pas gjithë kësaj, vajza shkoi në universitet dhe djali u bashkua me ushtrinë, por përkundër distancës, ata vazhduan të flisnin dhe të ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Kur Dennis u lirua, disa vjet më vonë, ai u kthye në shtëpi dhe u përpoq përsëri të pyeste babanë e vajzës, nëse ai mund t’i jepte dorën e vajzës së tij. Babai padyshim nuk pranoi dhe madje kërcënoi se nuk do të paguante pagesat e kolegjit të vajzës nëse vazhdonte të dëgjonte më për Dennis-in. Pra, në fund, ata të dy vendosën të largoheshin dhe të merrnin shtigje të tjera. Në fakt, ata u martuan me njerëz të tjerë.
Por dekada më vonë, erdhi dita kur Dennis u divorcua dhe Karen ishte e ve. Një mbrëmje, ai ishte duke luajtur me shokët dhe i bënë atë pyetjen: “Nëse do të mund të kaloje një orë me këdo në botë, cila do të ishte zgjedhja jote?”. Nga të gjithë njerëzit, Dennis-i tha emrin Karen dhe këtë here e mori atë si një shenjë.
Ditën tjetër, ai gjeti të gjitha informacionet rreth gruas dhe nisi ta kërkonte.
Pastaj, kur panë njëri-tjetrin përsëri, ata të dy e kuptuan se shkëndija kurrë nuk ishte shuar. Në fakt, pas pesëdhjetë e gjashtë vjetësh, Karen dhe Dennis u martuan në janar 2015 dhe madje filluan të kërkonin vajzën e tyre.
E gjithë familja është bashkua dhe sot janë shumë të lumtur!