html> - Revista Javore Skip to content

274 Views

Telefonuesja: Kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu: Keni 6? Oh sa mirë!

Telefonuesja: Kam dy dhoma, unë fle me kalamajtë e mi vetëm, bashkëshorti vetëm.

Katerina Trungu: Flini veç?

Telefonuesja: Po. Nuk fle me bashkëshortin sepse kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu: Kuptova. Dhe, si është jeta në çift ndërkohë, ju nuk e shkëmbeni asnjë puthje me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve?

Telefonuesja: Asnjëherë. Bashkëshorti po, por unë nuk pranoj para kalamajve.

Katerina Trungu: Ah, nuk pranon!

Telefonuesja: Jo.

Katerina Trungu: Po pse e ke marrë këtë vendim?

Telefonuesja: Sepse burri është i pirë dhe nuk dua që… vjen i pirë, tapë, në një, në dy dhe nuk kam dëshirë.

Pas mbylljes së telefonatës, gazetari Ermal Qori evidentoi edhe faktin që tej puthjeve e dashurisë në familje, nuk mungojnë as rastet e gabuara. Në një moment, gazetari ndërpreu fjalën pasi vuri re Katerina Trungun disi të prekur.

“Jo, më rri dhe e mbaj mendjen pak aty te telefonuesja. E kam mendjen aty për momentin”, u përgjigj moderatorja.

Published inViral Stories