Ndersa ne shekullin e 18-te mjeku britanik Tomas Milles vuri re qe urina e pacienteve me diabet kishte shije te embel dhe ndaj i shtoi termit Diabetis edhe pjesezen ‘Melitus’ qe nga latinishtja do te thote ‘i embel si mjalti’. Keshtu u krijua termi Diabetis Melitus i cili perdoret edhe sot per te diagnostikuar kete semundje.
Ne shekullin e 19 shkencetaret zbuluan lidhjen midis Diabetit dhe pankreasit. Me tej u zbulua edhe insulina qe vazhdon te ndihmoje ne trajtimin e Diabetit.
Diabeti eshte nje nga semundjet me te zbuluara dhe perparimet ne mjekesi vazhdojne te shpetojne mijera jete. Diabeti eshte nje crregullim kronik metabolik qe karakterizohet nga nivele te larta te glukozes ne gjak per shkak te prodhimit te pamjaftueshem te insulines ose mungeses efektive te trupit te njeriut ndaj saj.
Simptomat kryesore te Diabetit mund te jene:
Urinimi i shpeshte,
ethe te vazhdueshme,
uria e tepert,
lodhje e dobesi,
humbje ne peshe e pashpjegueshme e cila eshte shenja kryesore e Diabetit tipi 1,
plage qe mezi mbylllen kudo ne trup,
mjegullim shikimi,
ndjesi shpimi gjilperash ne duar e kembe
thatesi e kruarje e lekures,
goje e thate dhe etje e shtuar,
luhatje e humorit dhe nervozizem,
infeksione te perseriture te mishrave te dhembeve
dobesi muskulare dhe ngerce,
sherim i ngadalte i plageve dhe mavijosje te lehta
ndjesi shpimi gjilperash ne gjymtyre
mungese perqendrimi dhe konfuzioni
probleme ereksioni tek meshkujt
ere e frymemarrjes si aceton,
te perziera ose te vjella,
humbje ndjenjash ose koma
Diabeti shfaqet ne 3 lloje:
Diabeti tipi1, ku simptomat shfaqen papritur dhe jane me te renda. Eshte nje semundje autoimune ku sistemi imunitar i trupit sulmon dhe shkaterron qelizat beta te pankreasit qe prodhojne insulinen dhe ndaj pacientet duhet ta marrin insulinen nga jashte per te rregulluar nivelet e glukozes ne gjak. zakonisht ky lloj shfaqet me zakonisht tek femijet dhe tek te rinjte por shfaqet ne cdo moshe.
Diabeti tipi 2, ku simptomat shfaqen ngadale dhe nuk verehen per vite dhe eshte me i zakonshmi, ku trupi shfaq rezistence ndaj insulines dhe ajo nuk ka me efekt ne rregullimin e glukozes ne gjak. Ky lloj lidhet me faktoret si mbipesha, mosha e rritur, mungesa e aktivitetit fizik dhe trashegimia familjare.
Diabeti gestacional, ose ndryshe diabeti qe shfaqet tek grate shtatezena. Gjate shtatezanise grate duhet te bejne kontrolle te vazhdueshme per matjen e glukozes ne gjak. Zakonisht zhduket pas lindjes por edhe mund te jete faktore rreziku qe me vone ne jete nena te shfaqi diabet te tipit 2. Ndonjehere mund te sjelle problematike si per nenen ashtu edhe per foshnjen.
Per me shume ndiqni videon