“Ndoshta po tregohem pesimist, por mendoj se shansi për të formuar një qeveri stabile, të nevojshme për Kosovën, duket i barabartë me shansin për të shkuar në zgjedhje të reja”, ka thënë ai.
Tutje, Mustafa ka deklaruar se asnjë parti politike nuk ka një iniciativë konkrete që çon në formimin e qeverisë, ku thotë se më shumë iu pëlqen të mos marrin përgjegjësi në këto ndryshime të papara gjeopolitike.
“Nuk jam në situatë të parashikoj se kush do ta bëjë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur qeverinë, por vërej se procesi është jo i lehtë. Është një situatë gati paradoksale, në të cilën asnjë subjekt nuk ka iniciativë konkrete që qon kah formimi i qeverisë, sepse çdo kombinim duket të jetë fragjil dhe se më shumë iu pëlqen të mos marrin përgjegjësi në këto ndryshime të papara gjeopolitike”, ka potencuar ai.