html> - Revista Javore Skip to content

65 Views

Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari A. B. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Klodian Shahinin. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Klodian Shahini dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja Fatbardha Shahini., 55 vjeçe, e cila ishte nëna e tij. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe katër pasagjerë që udhëtonin me furgon. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Published inViral Stories