258 Views
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Përrenjas, ku një burrë është raportuar i larguar nga banesa, ndërsa pranë bregut të një rezervuari janë gjetur rrobat e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për të zbuluar më shumë detaje mbi fatin e tij. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident.