344 Views
Flokët e bukur dhe të shëndetshëm kërkojnë kujdes të veçantë dhe ushqim të duhur. Një nga mënyrat më të mira për të forcuar flokët, për të nxitur rritjen dhe për të parandaluar rënien e tyre është përdorimi i një maske natyrale me përbërës të pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese.
Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri dhe vitaminave A, B dhe D, të cilat ushqejnë rrënjët e flokëve dhe i bëjnë ato më të forta dhe me më shumë shkëlqim. Kjo maskë është ideale për çdo lloj floku dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në kushte shtëpie.