Ajo shtoi gjithashtu se reshjet e shiut gjatë muajit shkurt do të jenë të pakta dhe kryesisht rreth datave 18-22 shkurt.
“Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt. Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim.
Kemi temperatura -4, -5, por edhe -6 dhe -7 gjatë ditëve në vijim. Kemi vetëm një ngrohje krejt të lehtë dhe të përkohshme gjatë datave 15-17, gjë e cila sjell një 2-3 ditor me reshje më pas. 14 shkurti do të jetë me diell dhe i ftohtë, ashtu si ka qenë në 90 % të 14 shkurteve që unë mbaj mend.
Unë besoj se në orët e mesditës do mund t’i heqim xhupat fare në mesditë. Jo vetëm në vlerat minimale, por edhe orët e mesditës nuk do të sjellin një ndryshim shumë të madh. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperatura më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia Porja.