html> Panik në ajër/ Avioni i “Wizz Air” nuk ulet dot në Rinas, cfarë ndodhi sot.. - Revista Javore Skip to content

Panik në ajër/ Avioni i “Wizz Air” nuk ulet dot në Rinas, cfarë ndodhi sot..

2,547 Views

Një situatë që ka shkaktuar panik në ajër është regjistruar me një avion të kompanisë “Wizz Air” të linjës së fluturimit Bergamo-Tiranë.

Raportohet se avioni nuk ka mundur të ulej dot në pistën e aeroportit të Rinasit në Tiranë nga mjegulla e dendur dhe ka bërë xhiro në ajër.

Pas gati 30 minutash xhiro në ajër rreth e rrotull rrethinave të Tiranës, kohë që krijoi jo pak shqetësim e panik te pasagjerët, piloti ia doli ta zbresë në pistë avionin.

Published inViral Stories