html> Iku pa paguar nga qendra tregtare në Milano, kapet shqiptarja me çantën me veshje 7 mijë euro - Revista Javore Skip to content

Iku pa paguar nga qendra tregtare në Milano, kapet shqiptarja me çantën me veshje 7 mijë euro

138 Views

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.

Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar.

Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë.

Policia e shpalli të dyshuarën në arrest me akuzën e vjedhjes, ndërsa 25 vjeçarja nuk figuron të ketë precedentë të mëparshëm penalë./MilanoToday

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Published inViral Stories