88 Views
Është një fshat në verilindje të Shqipërisë ku tregohen histori të vërteta trimërie, njihet për burimet natyrore gjeologjike si kromi, hekurnikeli dhe bakri. Vendbanim që nga antikiteti. Ky është fshati Cahan.
Renditja në listën e 100 fshatrave turistikë nuk e ndryshoi fatin e jetës së banorëve të Cahanit. Mungesa e një rruge ka bërë që ta braktisin pothuajse të gjithë.Sapo mbërrin në destinacion përballesh me ndjesinë e një vendi të harruar. Adriatik Cahani prej dy vjetësh është rikthyer në fshatin e lindjes dhe bashkë me vëllain ka ngritur edhe një baxho për përpunimin e produkteve të qumështit.