A duhet larë dhëmbët para apo pas kafes në mëngjës?

256 Views

Nëse ju, sikurse shumica e njerëzve, keni nevojë për kafe sapo të hapni sytë, mund të jetë koha të mendoni se çfarë tjetër të përfshini në rutinën tuaj të mëngjesit.
Nëse e pini kafen e zezë dhe të pastër, të nxehtë ose të vakët, me sheqer ose qumesht, një gjë duhet të bëni para se të pini gllënjkën e parë: të lani dhëmbët, transmeton portal arbresh.info
Sipas Christine Mayners, dentiste në organizatën jofitimprurëse CommuniCare Health Centers, ju duhet të lani dhëmbët para se të pini kafe, sepse pikërisht kështu do të parandaloni akumulimin e njollave.
Aciditeti i krijuar nga pirja e kafesë e bën smaltin më të ndjeshëm ndaj çdo dëmtimi, por nëse i lani dhëmbët para kafesë, e parandaloni atë.
Ajo thotë se nuk keni nevojë të lani dhëmbët përsëri pas kafes, mjafton vetëm që ta shpërlani gojën me ujë.
Nëse e harroni këtë shënim dhe lani dhëmbët pas kafesë së parë, asgjë nuk do të ndryshojë shumë kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, por sigurisht që nuk duhet ta përsërisni sepse do të kthehet në një gjendje kronike ku do të ketë dëmtime të rënda të smaltit të dhëmbëve.
Përndryshe, larja e dhëmbëve, pastrimi i dhëmbëve ose shpëlarja me ujë, madje edhe përdorimi i çamçakëzit mund të shërbejë si shpëlarje e gojës, por mjekët këshillojnë përdorimin e atyre pa sheqer për të stimuluar prodhimin e pështymës, një faktor mbrojtës natyral për mishrat e dhëmbëve