Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në përditshmëri. Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit
Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë. Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji, pra gjithsej 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori.
Lajmet e fundit
Këtu është një pjesë e parë e tekstit që do të shfaqet për përdoruesin.
Fëmijët e moshës 4-6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.
Për ata të moshës 7-10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.
Mbi moshën 11 vjeçare ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.
Këtu është përmbajtja shtesë që do të shfaqet pasi të klikohet butoni “Lexo më shumë”. Ky tekst mund të përmbajë informacion më të hollësishëm, përshkrime të tjera, ose detaje të rëndësishme për lexuesin.